Sipas raportimeve nga Carlos Monfort (@carlitosmonfort), drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar sot në Barcelonë me agjentët e Xavi Simons, mesfushorit holandez që aktualisht është pjesë e RB Leipzig. Simons ka shprehur dëshirën e tij të qartë për t’u rikthyer te Barcelona, klubi ku u formua si talent në akademinë La Masia.
Takimi u zhvillua në një hotel në Barcelonë dhe zgjati rreth 45 minuta, ku morën pjesë Ali Barat (superagjent me ndikim në vendimet e lojtarit) dhe Faustino Simons, vëllai i Xavit.
Megjithatë, rikthimi i tij mbetet i vështirë për shkak të vlerës së lartë të kartonit, që kap shifrën e €70 milionë, si dhe situatës financiare të klubit katalanas.
Simons ka marrë oferta nga klube të Premier League, por ëndrra e tij ka qenë gjithmonë rikthimi te Barça, që nga largimi i tij në vitin 2019 për te PSG.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Korrik, 2025 16:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.