Yamal: Xavi është arsyeja pse jam këtu
Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka shprehur publikisht mirënjohjen e tij për Xavi Hernández, duke e cilësuar si njeriun që i dha mundësinë të debutonte dhe që vendosi themelet e rikonstruktimit të klubit katalanas.
“Dua ta falënderoj Xavin – asgjë nuk do të ishte e mundur pa të,” tha Yamal, duke theksuar rolin e tij në promovimin e talenteve të rinj si ai, Cubarsí, Fermin dhe të tjerë nga La Masia.
Ndërsa Barcelona po shkëlqen nën drejtimin e Hansi Flick, Yamal kujton se Xavi ishte ai që mori përgjegjësinë në një moment të vështirë, duke paguar 2.5 milionë euro nga xhepi i tij për të lënë Al Sadd dhe duke pranuar më pak se gjysmën e pagës që kishte në Katar, vetëm për të ndihmuar klubin e zemrës.
Në sezonin e tij të parë të plotë, Xavi fitoi La Liga, dhe më pas u largua me dinjitet, duke hequr dorë nga 12 milionë euro paga të papaguara, për të ndihmuar Barcelonën në krizën financiare.
Pa zhurmë, pa ankesa – thjesht besnikëri dhe dashuri për fanellën blaugrana.
Flaka
















