Adil Rami shpërthen ndaj Yamal: “Si njeri, nuk e duroj dot

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2025 20:07

Adil Rami shpërthen ndaj Yamal: “Si njeri, nuk e duroj dot

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për talentin e tij në fushë, por edhe për stilin e jetës jashtë saj. Së fundmi, ish-mbrojtësi i Francës dhe kampion bote Adil Rami ka bërë një deklaratë të ashpër në kanalin e tij në Twitch, duke kritikuar publikisht sjelljen e Yamalit.

“Nuk më plas fare për tifozët e Barcelonës apo të Lamine Yamal. Si futbollist është një yll, do të fitojë Topa të Artë, Champions dhe gjithçka. Por si njeri… tha Rami, duke shtuar se është i bezdisur nga sjellja jashtë fushës e lojtarit.

Ai përmendi festat e shpeshta, fanellën me numrin 10, dhe stilin e jetës me diamante dhe veshje ekstravagante, duke e cilësuar si “sjellje amerikane” që nuk i përshtatet një lojtari të ri. Rami gjithashtu kritikoi mënyrën se si Yamal i dha dorën Cristiano Ronaldos pas finales së Nations League, duke e cilësuar si “mungesë respekti”.

Deklaratat e Rami-t kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa vetë Yamal nuk ka reaguar publikisht, por më herët ka thënë: “Kur jam jashtë fushës, thjesht dua të shijoj jetën.”

Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2025 20:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?