Arsovska: Gjysma e atyre nga BDI e LSDM që thoshin se shteti është vjedhur, sot janë në Qeveri
“Gjysma e atyre nga BDI dhe LSDM që flisnin se shteti është vjedhur dhe shkatërruar, sot janë në Qeveri dhe nuk guxojnë as të pipëtijnë,” shkruan në Facebook kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
“Sot gjysma e atyre që thoshin se shteti është vjedhur dhe shkatërruar nga BDI dhe LSDM, janë vetë në Qeveri dhe nuk guxojnë të nxjerrin zë”, shkruan Arsovska, duke aluduar tek drejtuesit e VMRO-DPMNE.
Ajo përmend edhe personazhe specifike: “Ata që thoshin se Maqedonia po ‘duizohet’, kriminelët e BDI-së dhe ai që e quanin ‘tradhtari Zaev’, sot bredhin në Dubai.”
Në mënyrë ironike, Arsovska shton: “I vetmi i dënuar nga BDI, paska dalë Stevçe Jakimovski.”
Për Çairin, ajo ngre akuza të rënda për korrupsion dhe ndërtim pa leje:
“Në Çair janë pastruar 225 milionë euro, tani po ndërtohen 50 objekte të reja pa leje dhe pa taksa komunale. Për ta, MPB-ja dhe Prokuroria janë në pushim – pastaj do shkojnë me leje mjekësore dhe do presin që ju të harroni.”
“Vjedhin ujë, vjedhin rrymë, e ju ngutuni të paguani faturat me kohë”, përfundon ajo. Deklaratat e Arsovskës pritet të ngjallin reagime të forta në skenën politike dhe institucionet hetuese. Flaka















