Zjarret përfshijnë vendin – 37 vatra të regjistruara, pesë ende aktive

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 10:17

Zjarret përfshijnë vendin – 37 vatra të regjistruara, pesë ende aktive

Deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, autoritetet kanë regjistruar 37 zjarre në hapësira të hapura në territorin e Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave zyrtare, pesë prej tyre janë ende aktive, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa 29 janë shuar.

Zjarret aktive:

  • Komuna e Vasillevës, Radovish dhe Berovë – në fshatin Niviçinë, në malin Golem Goten dhe Malet e Maleshevës, ku digjet pyll me vegjetacion të ulët, bredha dhe shkurre.
  • Fshati Greshnicë, Makedonski Brod – zjarri ka përfshirë një pyll të përzier dhe bar të thatë.
  • Mes fshatrave Lokvicë dhe Krapë – digjet pyll i degraduar me dushk dhe vegjetacion i ulët.
  • Fshati Beshishtë (Beshishki Rid) – përfshirë nga flakët një pyll i përzier.
  • Komuna e Zhelinës – mes fshatrave Cerovë dhe Grupçin, ku digjet një pyll i degraduar dhe vegjetacion i ulët.

“Situata është dinamike dhe pjesë e ekipeve janë ende në terren për të lokalizuar vatrat që rrezikojnë të përhapen për shkak të erërave dhe temperaturave të larta,” bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarret nën kontroll:

  • Mes fshatrave Careviq dhe Smollane (Prilep) – vendi i quajtur Radobil Ridi, ku ishte përfshirë një pyll i përzier dhe bimësi e ulët.
  • Fshati Latovë (vendi “Markova Stapalka”) – zjarri kishte kapur shkurre dhe bar të thatë.
  • Afër tuneleve të autostradës E-75, Demir Kapi – ku digjej vegjetacion i ulët, tashmë vatra është stabilizuar.

“Falë angazhimit të njësive zjarrfikëse dhe ndihmës nga vullnetarët lokalë, disa nga vatrat janë shuar ose vënë nën kontroll, por rreziku mbetet i lartë,” shtojnë autoritetet.

Thirrje për kujdes

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri dhe të bashkëpunojnë me institucionet për menaxhimin e situatës.

“Jemi në një periudhë të ndjeshme dhe çdo pakujdesi mund të shndërrohet në katastrofë ekologjike dhe rrezik për jetën dhe pronën,” paralajmërojnë nga Shërbimi për Zjarrfikje.

208
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 10:17

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni duhanin

Ushqimet e shpejta, këshilla për të shmangur sëmundjet

Vitaminë C dhe fibra: Pse duhet të konsumoni më shumë limon

Boronica: Super-fruti që revolucionarizon shëndetin

Largim i papritur i trupave gjermanë nga Grenlanda vetëm 44 orë pas mbërritjes

Reshje bore dhe temperatura deri -10°C priten javën e ardhshme

Zemërim në Madrid: Lojtarët dhe drejtuesit e Realit të mërzitur pas reagimit të tifozëve në Bernabéu

TikTok prezanton teknologji të re për verifikimin e moshës në Bashkimin Evropian

OpenAI teston reklamat në ChatGPT dhe lançon abonimin e ri “Go”

Apple përgatit MacBook Pro të ri me ekran OLED dhe ekran prekje

YouTube prezanton kujtesa për pushim dhe kohë për gjumë për përdoruesit 13–17 vjeç

Airbnb zbulon pa dashje projektin sekret të Apple për automjetin autonom

Xavi vlerëson Guardiolën: “Pep është trajneri më i mirë në botë, ai ndryshoi futbollin”

Alarm në arsimin rural: Shkollat malore pa mësues të kualifikuar

Qentë endacakë rrezikojnë sigurinë në Strugë, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Prapaskenë tronditëse: Si Real Madridi ndihmoi Laportën të bëhej president

Qarkullim i kufizuar në aksin Qukës–Qafë Plloçë, puna vijon

Trump kërcënon përdorimin e Aktit të Kryengritjes ndërsa tensionet në Minneapolis rriten

Muriqi shkruan histori te Mallorca: “Hat-trick” pas 18 vitesh dhe dedikim prekës për babain

Dy raste të dhunës në familje brenda një dite: Arrestime në Bit Pazar dhe Manastir

208
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?