Taravari për Gazën: Po vdesin fëmijë e gra… bashkë me ta edhe ndërgjegjia e njerëzimit

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 10:44

Taravari për Gazën: Po vdesin fëmijë e gra… bashkë me ta edhe ndërgjegjia e njerëzimit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar sërish lidhur me situatën dramatike në Rripin e Gazës, duke ngritur zërin kundër indiferencës ndërkombëtare dhe mungesës së mbështetjes konkrete për popullsinë civile që po përjeton vuajtje ekstreme.

“Në Gazë po vdesin fëmijë e gra, pleq, të rinj e burra nga plumbat, uria dhe sëmundjet… bashkë me ta po vdes çdo ditë edhe ndërgjegjia e njerëzimit!”, shkroi Taravari në një reagim publik.

Reagimi i tij vjen në një moment kur Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk e miratoi një nismë për mbështetje financiare humanitare për Gazën, gjë që ka nxitur kritika nga një pjesë e spektrit politik dhe opinionit publik.

Taravari ka qenë ndër zërat më të zëshëm në skenën politike në vend për mbështetje të qartë dhe pa ekuivoke ndaj civilëve palestinezë dhe ka kërkuar që institucionet e Maqedonisë së Veriut të mos qëndrojnë indiferente ndaj një tragjedie njerëzore, që sipas tij është një test moral për gjithë botën demokratike. Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 10:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?