Trupi i 33-vjeçarit të zhdukur gjendet në Liqenin e Ujmanit – përfundon operacioni i kërkimit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2025 18:08

Trupi i 33-vjeçarit të zhdukur gjendet në Liqenin e Ujmanit – përfundon operacioni i kërkimit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka konfirmuar përfundimin me sukses të një operacioni humanitar në Liqenin e Ujmanit, ku është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari, i zhdukur prej dy ditësh.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), pas urdhrit të komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të FSK-së u angazhuan menjëherë pas ftesës nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Kosovës. Falë profesionalizmit dhe intensitetit të kërkimit, trupi u gjet pas disa orësh operacion në zonën e liqenit.

Pas evakuimit, trupi i viktimës iu dorëzua autoriteteve për procedurat e mëtejme hetimore dhe forenzike. KFOR ka konfirmuar se autorizimi për vendosjen e FSK-së në veri u dha në përputhje me mandatet ndërkombëtare dhe për arsye humanitare.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se ky operacion është dëshmi e angazhimit të FSK-së për mbështetjen e institucioneve civile në raste emergjente.

Flaka

676
SONDAZHI JAVOR

A duhet të tërhiqet “Qeveria teknike” nga detyrat e saj sipas Ligjit për Qeverinë?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2025 18:08

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
676
SONDAZHI JAVOR

A duhet të tërhiqet “Qeveria teknike” nga detyrat e saj sipas Ligjit për Qeverinë?