Gjendje e qëndrueshme për adoleshentin e aksidentuar – tre viktimat dërgohen për autopsi

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Gusht, 2025 19:29

Gjendje e qëndrueshme për adoleshentin e aksidentuar – tre viktimat dërgohen për autopsi

Adoleshenti që mbijetoi aksidentin tragjik të djeshëm ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po trajtohet në kushte shtëpie, bëjnë të ditur nga Spitali Klinik i Tetovës.

Trupat e tre viktimave të aksidentit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup, ku do t’u nënshtrohen autopsisë. Më pas, trupat do t’u dorëzohen familjarëve për ceremonitë e varrimit.

Sipas informacioneve zyrtare nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, aksidenti ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i automjetit tip Opel Astra. Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë sugjerojnë se shoferi mund të ketë pësuar sulm në zemër, por konfirmimi përfundimtar pritet nga raportet mjeko-ligjore dhe prokuroria.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se, që nga fillimi i vitit 2025, tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në rajonin që mbulojnë. E njëjta shifër e viktimave ishte regjistruar edhe gjatë vitit 2024.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Gusht, 2025 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?