Gjesti dhe Egli – detaji që ndezi dyshimet për ribashkim

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Gusht, 2025 14:58

Gjesti dhe Egli – detaji që ndezi dyshimet për ribashkim

Dy nga emrat më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti dhe Egli Tako, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për dinamikën e marrëdhënies së tyre. Prej javësh, rrjetet sociale kanë qarkulluar thashetheme për një ndarje të mundshme, pasi të dy hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram – një veprim që shumë fansa e interpretuan si shenjë krize.

Megjithatë, një postim i fundit i Eglit ka kthyer situatën në një tjetër drejtim. Në një foto nga makina, ajo ka treguar dorën e një mashkulli misterioz, ku vëmendjen e mori byzylyku identik me atë që zakonisht mban Gjesti. Ky detaj ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se çifti mund të jetë ende bashkë, por ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien më private.

Ky moment ka ndezur sërish diskutime në rrjetet sociale, ndërsa fansat presin të shohin nëse dyshja do të konfirmojë publikisht statusin e tyre.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Gusht, 2025 14:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.