Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meriton Mjekiqi, ka thyer heshtjen pas ngjarjeve që e vendosën në qendër të vëmendjes mediatike muajin e kaluar. Ai ishte përfshirë në një konflikt fizik, ku pala tjetër kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Sot, më 19 gusht 2025, Mjekiqi ka njoftuar publikun përmes një postimi në Instagram se është liruar nga masa e arrestit, duke shprehur mirënjohje për avokatët e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë procesit.
“Me respekt, dua të njoftoj se jam liruar nga masa e arrestit në të cilën isha mbajtur. Falënderoj avokatët për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit të gjithëve për durimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj”, – ka shkruar ai në InstaStory.
Në postim, ai shihet pranë avokatëve të tij, duke përcjellë mesazhe falënderimi për të gjithë ata që e mbështetën në këtë periudhë të vështirë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
19 Gusht, 2025 17:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.