Deklarata e bartësit të listës së VLEN në Çair për gjendjen “kaotike të infrastrukturës dhe vendbanimeve” nuk është zbulim i ri, është vetëm konfirmim i asaj që BDI e ka thënë vazhdimisht.
Çairi nuk është bërë kështu vetvetiu. Ka një fajtor të vetëm: Izet Mexhiti.
Prej vitit 2005, Mexhiti ka qeverisur me Çairin dhe e ka shndërruar në simbol të ndërtimeve pa leje, mbi 150 raste të dokumentuara.
Ai është autori i kaosit urbanistik dhe betonizimit të hapësirave të gjelbra.
Ai e ka shndërruar komunën në bankomat personal për pasurimin e tij dhe të familjes së tij, duke dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e qytetarëve.
Është paradoksale që sot kandidatët e VLEN flasin për “zgjidhje” ndërkohë që po mbrojnë dhe promovojnë pikërisht autorin e këtij kaosi.
Çairi ka nevojë për vizion, përkujdesje dhe integritet, jo për rikthimin e atyre që e sollën në këtë gjendje. Banorët e Çairit e dinë mirë kush e krijoi problemin dhe kush mund ta zgjidhë.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
20 Gusht, 2025 17:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.