Arsenal ka marrë një goditje të rëndë në fillim të sezonit, pasi sulmuesi gjerman Kai Havertz ka pësuar një dëmtim të ri në gju dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit.
26-vjeçari mungoi në seancën e hapur stërvitore të së mërkurës dhe, sipas The Athletic, klubi po shqyrton mundësinë e afrimit të një lojtari të ri ofensiv përpara mbylljes së merkatos.
Ky është dëmtimi i dytë serioz për Havertz brenda vitit 2025, pasi në shkurt ai humbi pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një dëmtimi në muskul pas një kampi stërvitor në Dubai. Mungesa e tij lë si opsion kryesor në majë të sulmit vetëm Viktor Gyökeres, ndërsa Gabriel Jesus vazhdon rikuperimin nga një operacion në gju.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Gusht, 2025 15:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.