Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga VMRO-DPMNE se me vetëdije po krijon terren për parregullsi zgjedhore, pasi sipas tij partia e kryeministrit Hristijan Mickoski po humb mbështetjen qytetare.
“Qeveria po i hap me vetëdije dyert për parregullsi zgjedhore, sepse VMRO-DPMNE po humbet një numër të madh votash. Mbi 100 mijë, diku rreth 120 mijë vota. Ata po kërkojnë instrumente që mund ta rrezikojnë seriozisht procesin zgjedhor”, tha Filipçe.
Ai reagoi edhe ndaj deklaratës së kryeministrit Mickoski, i cili një vit pas formimit të qeverisë së re vazhdon të fajësojë LSDM-në dhe BDI-në për gjendjen në vend.
“E dëgjova deklaratën e kryeministrit dhe më vjen keq që dëgjova një deklaratë të tillë. Unë besoj se është rezultat i një paaftësie të plotë dhe mungesës së kapacitetit për të menaxhuar dhe udhëhequr një vend”, theksoi Filipçe.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
24 Gusht, 2025 23:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.