Allegri flet për Rabiot: Kemi marrëdhënie të mira, por s’kemi folur kohët e fundit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Gusht, 2025 15:07

Allegri flet për Rabiot: Kemi marrëdhënie të mira, por s’kemi folur kohët e fundit

Trajneri i AC Milan, Massimiliano Allegri, ka komentuar mbi zërat e merkatos që e lidhin mesfushorin francez Adrien Rabiot me një rikthim nën urdhrat e tij. Dyshja ka punuar së bashku te Juventus nga viti 2019 deri në 2024, duke ndërtuar një raport të fortë profesional.

Megjithatë, Allegri ka theksuar se nuk ka pasur kontakte të fundit me lojtarin dhe se aktualisht ai është pjesë e Olympique Marseille.

“E vlerësoj shumë Adrien si lojtar. Kemi kaluar kohë të mirë bashkë te Juve dhe kemi marrëdhënie të mirë… por nuk kemi folur kohët e fundit. Ai është lojtar i Marseille,” – u shpreh Allegri.

Rabiot, i cili është përjashtuar kohët e fundit nga skuadra franceze pas një incidenti në dhomat e zhveshjes, mbetet në qendër të interesit të disa klubeve të mëdha, përfshirë Milan, Tottenham dhe Aston Villa.

Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Gusht, 2025 15:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?