Merkatoja e verës ka marrë një kthesë dramatike për të ardhmen e Xavi Simons. Mesfushori ofensiv 22-vjeçar i RB Leipzig ka marrë leje nga klubi për të vendosur mbi të ardhmen e tij dhe aktualisht nuk po stërvitet me skuadrën.
Fillimisht, Chelsea kishte arritur marrëveshje personale me lojtarin, por mungesa e një akordi financiar me Leipzig ka hapur derën për Tottenham Hotspur, që po përpiqet të “hijack”-ojë marrëveshjen në momentet e fundit.
Leipzig kërkon rreth 70 milionë euro për kartonin e Simons, ndërsa të dy klubet londineze po përgatiten të paraqesin ofertat zyrtare. Spurs e shohin Simons si zëvendësuesin ideal për James Maddison, i cili është jashtë fushave për një kohë të gjatë për shkak dëmtimi.
Për Chelsea-n, afrimi i Simons do të sillte kreativitet dhe fleksibilitet në mesfushë, por konkurrenca e fortë nga Tottenham mund të komplikojë planet e trajnerit Enzo Maresca.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
28 Gusht, 2025 13:56 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.