Në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian, ishte i ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë panelit të moderuar nga sipërmarrësi dhe presidenti i IEDC Bled, Future 500, Stjepan Oresković, u përmend edhe deklarata e komisioneres së BE-së për Zgjerim, Marta Kos.
“Marta Kos tha mbrëmë se Shqipëria do të jetë shumë shpejt anëtare e Bashkimit Europian,” theksoi moderatori Oresković.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt përmbushjes së standardeve të kërkuara nga BE.
“Qeveria shqiptare po plotëson me shpejtësi kriteret që kërkon Bashkimi Europian,” deklaroi Rama.
Forumi i Bledit mblodhi këtë vit liderë politikë, ekspertë dhe përfaqësues të lartë të BE-së dhe vendeve të rajonit për të diskutuar mbi sfidat gjeopolitike dhe procesin e zgjerimit të Unionit. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
1 Shtator, 2025 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.