Policia ka zbardhur rastin e sulmit ndaj vajzës në Çair | VIDEO
Botuar nga Flaka
2 Shtator, 2025 11:37
SPB – Shkup ka zbardhur rastin e sulmit ndaj një vajze të mitur në Çair, i kryer nga disa të mitura, të cilat ngjarjen e kanë filmuar dhe më pas e kanë publikuar në rrjete sociale, transmeton Flaka
Sipas policisë, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga zyrtarët policorë të NJPB Qendër dhe Bit Pazar, është konstatuar se më 20.06.2025 rreth orës 14:00, në rrugën “Pavle Iliq” në Shkup, pranë një objekti hotelierik, një vajzë 11-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza, ndërsa një tjetër e ka filmuar ngjarjen me telefon mobil.
Këto ditë, videoja e sulmit është publikuar në rrjetet sociale dhe në një portal, ndërsa më 01.09.2025 rasti është denoncuar në polici nga babai i vajzës së sulmuar, i cili ka deklaruar se për ngjarjen ka mësuar nga rrjetet sociale. Vajza e tij nuk i kishte treguar asgjë nga frika se mund të sulmohej përsëri.
Të miturat dhe prindërit e tyre janë thirrur në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngriten kallëzime për veprat penale “dhunë” dhe “incizim i paautorizuar”. Flaka
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.