Elon Musk investon 1 miliard $ në Tesla

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shtator, 2025 14:45

Elon Musk investon 1 miliard $ në Tesla

Miliarderi Elon Musk ka blerë aksione të Tesla-s me vlerë rreth 1 miliard dollarë, në një lëvizje që po shihet si një “votë besimi” ndaj prodhuesit të makinave elektrike.

Lajmi ka ndikuar menjëherë në bursë, duke bërë që aksionet e kompanisë të rriten me mbi 6% në tregtimin e hershëm të së hënës. Aktualisht, Musk zotëron rreth 13% të aksioneve të Tesla-s, por prej kohësh ka kërkuar më shumë kontroll mbi firmën, të cilën e ka orientuar drejt investimeve në robotaksi, automatizim dhe inteligjencë artificiale.

Ky veprim vjen pas propozimit të bordit për një plan kompensimi rekord prej 1 trilion dollarësh, që do t’i siguronte Muskut deri në 12% të aksioneve nëse kompania arrin objektivat e vendosur. Muajin e kaluar, bordi i dha atij edhe një shpërblim të përkohshëm në formë aksionesh me vlerë 29 miliardë dollarë, pas rrëzimit në gjykatë të paketës së madhe të vitit 2018.

Sipas analistes financiare Danni Hewson nga AJ Bell, blerja e aksioneve nga vetë drejtuesi i kompanisë shihet pozitivisht nga tregjet, pasi tregon besim për të ardhmen e firmës.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shtator, 2025 14:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.