Apple-1 shitet për 475 mijë dollarë: një nga vetëm 9 ekzemplarët funksionalë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Shtator, 2025 17:02

Apple-1 shitet për 475 mijë dollarë: një nga vetëm 9 ekzemplarët funksionalë

Një nga kompjuterët më të rrallë në botë, Apple-1, është shitur për 475 mijë dollarë amerikanë në një ankand të mbajtur në Boston, duke tejkaluar ndjeshëm pritshmëritë fillestare prej 300 mijë dollarësh.

Ky model i veçantë, i njohur si “Byte Shop Apple-1”, i përket grupit të parë prej vetëm 50 njësish të prodhuara nga Steve Jobs dhe Steve Wozniak në vitin 1976. Sot, vetëm nëntë ekzemplarë funksionalë ekzistojnë në mbarë botën.

Kompjuteri i shitur, i quajtur edhe “Moore Apple-1”, i përkiste zonjës June Blodgett Moore, gruaja e parë që ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Stanford. Ai vjen me një kabinetë prej druri dhe në gjendje të plotë pune, duke përfshirë tastierën origjinale, “interface” për kaseta dhe softuerin Apple BASIC.

Një video demonstrative e funksionimit të pajisjes, e regjistruar një ditë para ankandit, i shtoi edhe më shumë vlerë ofertës.

Apple-1 konsiderohet si themel i perandorisë Apple, duke qenë një nga produktet që solli revolucion në botën e kompjuterëve personalë. Në vitin 1976, këta kompjuterë shiteshin për vetëm 666.66 dollarë, një çmim simbolik për kohën, por që sot është kthyer në një pasuri të vërtetë për koleksionistët.

Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Shtator, 2025 17:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?