Laktoza, sheqeri i qumështit që u shkakton probleme miliona njerëzve

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Shtator, 2025 17:49

Laktoza, sheqeri i qumështit që u shkakton probleme miliona njerëzve

Sipas nutricionistëve, rreth 70% e popullsisë së botës përballet me intolerancën ndaj laktozës, një gjendje që ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm enzimën laktazë, e cila është e nevojshme për të tretur laktozën – sheqerin natyral që gjendet në qumësht dhe produktet e tij.

Kur zorra e hollë nuk arrin të prodhojë sasinë e duhur të kësaj enzime, shfaqen simptoma të pakëndshme si:

  • fryrje dhe gazra,
  • dhimbje ose ngërçe barku,
  • gurgullimë,
  • diarre ose jashtëqitje të lirshme,
  • të përziera dhe të vjella.

Simptomat zakonisht shfaqen 30 minuta deri në 2 orë pas konsumimit të produkteve të qumështit.

Diagnoza dhe trajtimi

Diagnoza bëhet nga mjeku përmes vlerësimit të simptomave dhe testimit duke shmangur përkohësisht produktet e qumështit.

Aktualisht nuk ka një kurë për intolerancën ndaj laktozës, por simptomat mund të menaxhohen duke kufizuar ose shmangur produktet e qumështit, si dhe duke përdorur alternativa pa laktozë ose suplemente enzimatike.

Kjo gjendje nuk është e rrezikshme për jetën, por ndikon ndjeshëm në cilësinë e saj, ndaj ndërgjegjësimi dhe kujdesi ushqimor janë thelbësorë.

Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Shtator, 2025 17:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?