Uji i ftohtë apo i ambientit? Ja çfarë thonë ekspertët për shëndetin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Shtator, 2025 18:34

Uji i ftohtë apo i ambientit? Ja çfarë thonë ekspertët për shëndetin

Uji është thelbësor për jetën dhe shëndetin e njeriut. Ai ndihmon në tretjen e ushqimit, transportin e lëndëve ushqyese në qeliza dhe rregullimin e temperaturës së trupit. Si përbërës kryesor i muskujve dhe organeve, hidratimi i duhur është i domosdoshëm për funksionimin normal të organizmit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mënyra se si e konsumojmë ujin – në temperaturë ambienti apo të ftohtë – ka ndikime të ndryshme në trup.

Përfitimet e ujit në temperaturë ambienti

  • Përmirëson tretjen dhe aktivizon sistemin tretës në mëngjes.
  • Ndihmon në detoksifikimin e trupit dhe pastrimin e lëkurës.
  • Lehtëson frymëmarrjen duke pastruar traktin respirator.
  • Rrit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në uljen e dhimbjeve të trupit.

Përfitimet e ujit të ftohtë

  • Ul temperaturën e trupit pas aktivitetit fizik.
  • Lufton lodhjen nga vapa dhe freskon më shpejt.
  • Nxit metabolizmin dhe ndihmon në djegien e kalorive, duke kontribuar në humbjen e peshës.

Cili është më i mirë?

Ekspertët theksojnë se uji në temperaturë ambienti është më i shëndetshëm për përdorim të përditshëm, pasi rrit qarkullimin e gjakut dhe mbron organet. Megjithatë, në ditët e nxehta ose pas stërvitjes, uji i ftohtë është më i përshtatshëm për të ulur temperaturën e trupit.

Këshilla:

  • Mos pini ujë të ftohtë menjëherë pas ngrënies, pasi ngadalëson tretjen.
  • Pas stërvitjes, preferoni ujin e ftohtë për të rikthyer temperaturën normale të trupit.

Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Shtator, 2025 18:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?