Trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente, ka reaguar ndaj kritikave të Hansi Flick për mënyrën se si u menaxhua Lamine Yamal gjatë grumbullimit me kombëtaren. Trajneri i Barcelonës kishte akuzuar De la Fuente se e kishte aktivizuar lojtarin edhe pse ai vuante nga shqetësime fizike, duke e rrezikuar më tej me lëndim.
Megjithatë, De la Fuente nuk ka dashur të hapë polemika dhe ka dhënë një përgjigje të prerë: “Hansi Flick duke më akuzuar për Lamine? Nuk mbaj mend çfarë tha, as nuk më intereson.”
Deklarata e tij është bërë gjatë një aktiviteti në Logroño, ku ai u nderua nga Federata e Futbollit të La Riojas. Ndërkohë, Lamine Yamal mbetet jashtë fushave për shkak të shqetësimeve fizike, duke munguar në disa ndeshje të rëndësishme të Barcelonës.
Ky shkëmbim deklaratash ka ndezur debatin mes tifozëve dhe mediave, duke vënë në qendër të vëmendjes menaxhimin e talenteve të rinj si Yamal, që konsiderohet një nga yjet më premtues të futbollit botëror.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
25 Shtator, 2025 20:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.