Momenti i rëndë kur Gjesti merr lajmin për vdekjen e vëllait të tij
Vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi, u nda sot tragjikisht nga jeta pas një aksidenti. Një video e publikuar nga Kosova.info shfaq momentin e dhimbshëm kur reperi e ka kuptuar lajmin e rëndë për vëllanë.
Moderatori i ‘Big Brother VIP Albania’ Ledion Liço ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij duke i dërguar ngushëllime Gjestit dhe familjes se tij.
“I trishtuar nga ky lajm, i kobshëm, për një familje të bukur që pak muja me parë gëzonte, bëhuni të fortë, atë do donte dhe engjëlli juaj” ishte shprehur ai.
Ish-banorë të Big Brother VIP 4 kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale duke i shprehur ngushëllimet e tyre artistit.
Rozana Radi, finalistja e edicionit të katërt me anë të një postimi shkroi: Kurrë mos të kishe ardhur dita e sotme…
Ndërkohë, banorë të tjerë si Loredana Brati, Krisa Çaushi, Amber Candy etj. i janë bashkuar ngushëllimeve.
Vdekja e vëllait të Gjestit në aksident, reagojnë disa nga ish-banorët e Big Brother.
















