Manchester City ka marrë një lajm jo të mirë përpara ndeshjeve të rëndësishme në Premier League dhe Champions League. Mesfushori spanjoll Rodri, i shpallur edhe fitues i “Topit të Artë” në vitin 2024, nuk ishte pjesë e skuadrës ndaj Burnley-t për shkak të një shqetësimi në gjurin e djathtë – i njëjti ku pësoi dëmtimin e rëndë sezonin e kaluar.
Trajneri Pep Guardiola e konfirmoi situatën pas ndeshjes: “Në stërvitje, Rodri më tha: ‘Nuk jam në gjendje të luaj. Kam shumë dhimbje në gju, nuk mund të luaj’. Dhe unë i thashë: ‘Nuk mund të luash? Atëherë nuk luan, do të luajë një tjetër’.”
Ky zhvillim ka ngritur shqetësime të mëdha te tifozët e City-t, pasi Rodri është konsideruar si lojtari më i rëndësishëm në ekuilibrin e mesfushës. Stafi mjekësor i klubit do të monitorojë gjendjen e tij ditë pas dite, ndërsa pjesëmarrja e tij në ndeshjet e ardhshme mbetet në dyshim.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
29 Shtator, 2025 20:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.