PS5 Pro CFI-7121 lansohet më 30 shtator – ndryshime të vogla, çmimi i njëjtë
Sony po përgatitet të sjellë një version të rishikuar të PlayStation 5 Pro, i cili do të mbajë numrin e modelit CFI-7121 dhe pritet të dalë në tregun evropian më 30 shtator 2025. Ky rishikim nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në dizajn apo performancë, por fokusohet kryesisht në efikasitetin e energjisë dhe optimizimin e brendshëm të harduerit.
PS5 Pro, i lançuar në nëntor 2024, është konsola kryesore e PlayStation dhe ofron përmirësime të mëdha krahasuar me PS5 bazë, falë GPU-së së avancuar dhe teknologjisë së re të përmirësimit të imazhit PlayStation Spectral Super Resolution (PSSR), e bazuar në inteligjencën artificiale.
Sipas raportimeve, modeli i ri do të ruajë SSD-në 2TB, duke shmangur reduktimin e memories që ndodhi me rishikimin e fundit të PS5 bazë. Çmimi gjithashtu mbetet i pandryshuar, në 799.99 euro.
Ekspertët spekulojnë se ndryshimet e brendshme mund të përfshijnë optimizime në radiator dhe motherboard, duke ulur përdorimin e materialeve si bakri dhe plastika, pa ndikuar në performancë. Kjo do të ndihmojë Sony-n të rrisë efikasitetin e prodhimit dhe të ulë kostot, ndërkohë që përdoruesit përfitojnë nga një konsol më e qetë dhe me më pak nxehtësi.
Ky hap shihet si pjesë e strategjisë së zakonshme të Sony për të përmirësuar gradualisht harduerin e saj, pa ndryshuar përvojën e përdoruesit.
Flaka
















