Ish-drejtuesi i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka komentuar me tone të forta transferimin e sulmuesit gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart te Newcastle United për një shumë rekord prej rreth 85 milionë eurosh.
Rummenigge u shpreh në një intervistë për Bayerischer Rundfunk se Bayern nuk do të kishte pranuar kurrë të paguante një shifër të tillë: “Unë mund të përgëzoj ata në Stuttgart që gjetën – dhe po e them me thonjëza – ‘një idiot’ që pagoi aq shumë para. Sepse ne në Mynih sigurisht nuk do ta kishim bërë këtë.”
Deklarata e tij ka ndezur debat në Gjermani dhe Angli, ndërsa trajneri i Newcastle, Eddie Howe, ka dalë në mbrojtje të lojtarit, duke thënë se tregu i transferimeve dikton çmimet dhe se Woltemade ka nisur mirë aventurën e tij në Premier League.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
1 Tetor, 2025 10:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.