36 mijë denarë për kushëririn e Arben Fetait, 50 mijë për anëtaren e kabinetit të Izet Mexhitit

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 21:55 Përditësuar

36 mijë denarë për kushëririn e Arben Fetait, 50 mijë për anëtaren e kabinetit të Izet Mexhitit

Leotrim Fetai, kushëriri i zëvendëskryeministrit Arben Fetai, është i “punësuari” më i ri në Ministrinë e Ekologjisë të udhëhequr nga Izet Mexhiti. Leotrimi është angazhuar me kontratë në vepër për 36.000 denarë në muaj.

Megjithatë, siç tregojnë të punësuarit në Ministrinë e Ekologjisë, ai as edhe një ditë nuk është paraqitur në vendin e punës dhe askush nuk e di se cila është detyra e tij, thonë burime nga ministria. Leotrimi është kushëriri i dytë i zëvendëskryeministrit Fetai që gjen punë “me procedurë të përshpejtuar”, pasi edhe djali i xhaxhait të tij muaj më parë u punësua në Drejtorinë e Doganave.

Ndërkohë, me kontratë në vepër në Ministrinë e Ekologjisë është angazhuar edhe Sarana Ademi, e cila përfiton 50.000 denarë në muaj. Sarana është pjesë e kabinetit të Izet Mexhitit në Lëvizjen Demokratike, ndërsa njëkohësisht merr pjesë edhe në komisione të Ministrisë së Kulturës.

Ajo është mbesë e drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Ligjit të Gjuhëve, Granit Osmani. Para angazhimit në kabinetin e Mexhitit, Sarana Ademi ka punuar si zëvendëse e mësimdhënëses së lëndës së Muzikës, ndërsa aktualisht ka arritur të sigurojë tre burime të rregullta pagash mujore.

Emrat publikohen konform rregullativës ligjore

Në Maqedoninë e Veriut, qasja në informacionet me karakter publik rregullohet nga Ligji për qasje të lirë në informata me karakter publik, ndërsa mbrojtja e privatësisë rregullohet nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

Çfarë lejohet të bëhet publike?

  • Informacionet që lidhen me punën, vendimet, buxhetet, kontratat, tenderët dhe shpenzimet e institucioneve publike.
  • Dokumentet që tregojnë përdorimin e mjeteve publike dhe aktivitetet e zyrtarëve në ushtrimin e funksionit të tyre.
  • Të dhëna statistikore dhe informata të përgjithshme që nuk identifikojnë drejtpërdrejt individë privatë.

Çfarë nuk lejohet të bëhet publike?

  • Të dhëna që konsiderohen të dhëna personale, si numri i letërnjoftimit, adresa private, numrat e telefonit personal, gjendja shëndetësore, të dhëna biometrike etj.
  • Informacionet që përbëjnë sekret shtetëror, tregtar ose profesional, përveç nëse ka interes publik më të madh që justifikon publikimin.
  • Detaje nga jeta private e individëve që nuk lidhen me funksionin publik të tyre.

Kur informacionet janë publikuar nga vetë institucionet:
Nëse një institucion i shtetit ka bërë publik një informacion përmes faqes zyrtare, buletineve ose akteve zyrtare, ai informacion konsiderohet i hapur për publikun. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që mund të shpërndahet apo të përdoret pa kriter – duhet të respektohen gjithmonë kufizimet që kanë të bëjnë me privatësinë dhe të dhënat personale. Për shembull, një kontratë e publikuar mund të përmbajë emrin dhe mbiemrin e nënshkruesit, por jo numrin e letërnjoftimit apo adresën private.

Pra, balanca është midis transparencës (përdorimi i fondeve publike dhe përgjegjësia e institucioneve) dhe mbrojtjes së të dhënave personale (respektimi i privatësisë së individëve). Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 21:55 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?