Bajram Rexhepi: Ditët më të mira dhe me shumë dinjitet po vijnë për Tetovën

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 22:51

Bajram Rexhepi: Ditët më të mira dhe me shumë dinjitet po vijnë për Tetovën

Në vijim të fushatës së tij për Komunën e Tetovës, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, hapi sonte zyrtarisht shtabin zgjedhor në lagjen Shaip Kamberi, një nga lagjet më të vjetra dhe më arsimdashëse të qytetit.

Atmosfera e ngrohtë, mikpritja tradicionale tetovare dhe entuziazmi i banorëve ishin dëshmi e besimit dhe mbështetjes që kjo pjesë e qytetit i jep vizionit të ri për Tetovën.

“Lagjja Shaip Kamberi është simbol i përkushtimit për arsim dhe zhvillim. Mikpritja që na ofruan banorët sot na forcon edhe më shumë në bindjen tonë se Tetova meriton shumë më mirë,” – u shpreh Rexhepi gjatë fjalës së tij para përkrahësve.

Ai shtoi se ky është vetëm fillimi i një rruge të re, me vizion të qartë për një Tetovë më dinjitoze, më të pastër, më funksionale dhe më të afërt me qytetarët.

“Ditët më të mira për Tetovën janë pranë. Me punë të ndershme, me vendosmëri dhe me qytetarët në krah – bashkë do ta ndërtojmë Tetovën që e meritojmë,” – përfundoi Rexhepi.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 22:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?