Google sjell Jules Tools dhe API-në e re për zhvilluesit
Google ka prezantuar një seri përditësimesh të rëndësishme për Jules, asistentin e tij me inteligjencë artificiale të dedikuar për programuesit. Qëllimi i këtij asistenti është të ndihmojë zhvilluesit në gjenerimin e kodit, korrigjimin e gabimeve dhe testimin e aplikacioneve, duke e bërë procesin e programimit më të shpejtë dhe më efikas.
Në një postim në blog, Keti Korevec nga Google Labs njoftoi prezantimin e Jules Tools, një ndërfaqe të re në vijë komande (CLI), si dhe një API të re që lejon integrimin e Jules në sisteme dhe rrjedha pune ekzistuese.
Sipas Google, Jules Tools është një CLI “i lehtë” që e sjell Jules drejtpërdrejt në terminal, duke i lejuar zhvilluesit të kalojnë nga biseda me AI në bashkëpunim praktik në mjedisin real të punës.
“Ky është mënyra më e thjeshtë për të kaluar nga biseda në punë ‘krah për krah’ në një mjedis real pune”, shkroi Korevec.
Përveç kësaj, API-ja e re u jep zhvilluesve mundësinë të lidhin Jules me mjetet e tyre, si p.sh. . integrimi në CI/CD pipelines, përdorimi në Slack për menaxhimin e bug-ëve, apo edhe në IDE si VS Code.
Google theksoi se përmirësimet e fundit janë të fokusuara në shtrirjen globale të Jules, ndërsa përditësimet e mëparshme kishin synuar rritjen e besueshmërisë dhe cilësisë së tij.
Këto zhvillime e bëjnë Jules një konkurrent serioz në tregun e asistentëve të programimit, ku tashmë garojnë edhe mjete si GitHub Copilot dhe Amazon CodeWhisperer.
Flaka















