Arbër Ademi: 19 Tetori – Dita kur populli do të vendosë!

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Tetor, 2025 14:23

Arbër Ademi: 19 Tetori – Dita kur populli do të vendosë!

Nënkryetari i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, doli sot me një deklaratë të fortë për opinionin dhe mediat, duke e cilësuar 19 Tetorin si një ditë historike për shqiptarët dhe një referendum për dinjitetin.

“Më shumë se një vit, shqiptarët kanë parë me sytë e tyre se çfarë do të thotë përbuzja, si të shkelet dinjiteti, si të përjashtohesh dhe të diskriminohesh në mes të ditës, para syve të botës. E kanë parë ata që punojnë në administratë, të pambrojtur nga poshtrimi politik. E kanë parë policët që i shërbejnë ligjit, por trajtohen si armiq nga ky pushtet. E kanë parë mjekët dhe pacientët, arsimtarët dhe prindërit, bizneset që ndëshkohen pse nuk janë pjesë e klaneve të pushtetit dhe se janë shqiptar. Poshtërimi është bërë realitet i përditshëm për shqiptarët”, tha Ademi.

Ai akuzoi pushtetin aktual se është ndërtuar mbi frikë dhe servilizëm:

“Kjo gjendje nuk është rastësi; është rezultat i një grupi të vogël njerëzish të verbuar nga pushteti personal. Një klikë që ka ndërtuar sistemin e frikës, servilizmit dhe varësisë. Një grup që beson se shqiptarët do të durojnë pafund, se do të mjaftohen me ndonjë vend pune me kontratë të përkohshme, ndonjë premtim bosh dhe ndonjë fjalë patetike për ‘bashkëjetesë’.”

Duke paralajmëruar ndryshime të mëdha, Ademi theksoi:

“Por 19 Tetori po vjen. Dhe bashkë me të po vjen edhe dita kur ky popull do ta thotë fjalën e vet: qartë, me dinjitet dhe pa frikë. Sepse përbuzja ka një kufi, dhe dinjiteti nuk mund të blihet.”

Ai shtoi se kjo ditë do të shënojë fundin e koalicioneve të bazuara në “turp dhe servilizëm”:

“Më 19 Tetor, shqiponjat do të ngrihen përsëri. Do të vershojnë kutitë e votimit për t’i dhënë fund këtij poshtërimi, për të rikthyer ndjenjën e krenarisë dhe për të hapur një epokë të re: të barazisë, të përgjegjësisë dhe të respektit.”

Ademi theksoi se opozita është e përgatitur të prezantojë kandidatët e saj për kryetarë komunash me programe konkrete deri më 16 Tetor:

“Nga sot, çdo ditë deri më 16 Tetor, do të prezantojmë kandidatët tanë me programet e tyre dhe do të rikujtojmë se si kjo qeveri jolegjitime monoetnike, gjatë 15 muajve të qeverisjes, e ktheu vendin me dekada prapa.”

Ai përfundoi mesazhin me një thirrje të fuqishme:

“Krenaria është më e fortë se frika. Dinjiteti dhe krenaria janë më të fuqishëm se çdo pushtet i përkohshëm. Dhe 19 Tetori do të jetë dëshmia e kësaj.”

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Tetor, 2025 14:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.