Bitcoin arrin 126,223 dollarë – rekord historik
Bitcoin (BTC) ka shënuar një tjetër rekord historik, duke u rritur në 126,223 dollarë të hënën, i nxitur nga kombinimi i mbylljes së Qeverisë amerikane, dobësimit të dollarit dhe rritjes së fuqishme të flukseve në fondet e tregtuara në bursë (ETF).
Në momentin e shkrimit, kriptomonedha më e madhe në botë tregtohet mbi 124,000 dollarë, duke regjistruar një rritje javore prej 15%, e cila ka ndikuar pozitivisht edhe në monedhat e tjera kryesore të tregut.
Bitcoin ka thyer rekorde edhe në monedha të tjera:
- 106,000 euro në tregun europian
- 99,600 franga zvicerane
- Rekord i ri edhe në Japoni, ku politikat e reja ekonomike të qeverisë po sinjalizojnë kushte më të lehta likuiditeti.
Sipas analistit të CoinDesk, Omkar Godbole, ky kombinim faktorësh ka forcuar narrativën e tregut për një periudhë të gjatë rritjeje.
Ndërkohë, tregu më i gjerë i kriptomonedhave ka ndjekur hovin e Bitcoin-it. Ether (ETH) është rritur me 4%, duke arritur në 4,700 dollarë, niveli më i lartë në tri javë. Tregtarët tashmë synojnë intervalin 4,800–5,000 dollarë nëse momenti pozitiv vazhdon.
Ky zhvillim e forcon më tej perceptimin e Bitcoin-it si një “strehë të sigurt” në kohë pasigurie ekonomike dhe politike, duke tërhequr kapital të ri institucional dhe individual.
Flaka


















