Një natë feste për kuqezinjtë në Tiranë! Shqipëria triumfoi 4-2 ndaj Jordanisë në një miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, ku atmosfera elektrizuese u krijua nga 9200 tifozë të pranishëm.
Pavarësisht se u gjendën fillimisht në disavantazh, kuqezinjtë reaguan fuqishëm. Një autogol i miqve solli barazimin, ndërsa në pjesën e dytë Armando Broja, i rikthyer pas dëmtimit, shënoi një gol dhe dhuroi një asist. Arbër Hoxha realizoi një gol spektakolar, duke ndezur stadiumin, ndërsa Nedim Bajrami vulosi fitoren me një tjetër finalizim të saktë.
Ndeshja solli edhe debutimin e Mario Cake dhe Arbër Gripshi, të cilët u aktivizuan për herë të parë me fanellën kuqezi. Një moment historik u shënua nga Elseid Hysaj, i cili me këtë paraqitje arriti në 94 ndeshje me kombëtaren, duke kaluar legjendën Lorik Cana si lojtari me më shumë prezenca në historinë e Shqipërisë.
Ky sukses është një sinjal pozitiv për trajnerin Sylvinho, i cili po përgatit skuadrën për sfidat e ardhshme kualifikuese drejt Botërorit 2026.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Tetor, 2025 23:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.