Më 16 tetor 2025, rreth orës 15:00, në SPB Tetovë, një 43-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka paraqitur kallëzim penal kundër një 17-vjeçari nga Tetova.
Sipas denoncimit, i mituri ka qenë në lidhje me vajzën e tij 15-vjeçare, të cilën gjatë vitit të kaluar e ka sulmuar fizikisht, e ka keqtrajtuar psikologjikisht dhe madje i ka dërguar një video me përmbajtje eksplicite vëllait të saj.
Policia ka konfirmuar se ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa pritet që të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarit.
Ky rast ka ngjallur shqetësim të madh në opinionin publik, duke rikthyer në vëmendje nevojën për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e masave kundër dhunës dhe keqtrajtimit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Tetor, 2025 15:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.