Çokollata e zezë: 10 arsye pse është e mirë për shëndetin tuaj
Ekspertët theksojnë se çokollata e zezë, e konsumuar në sasi të moderuara, nuk është armike e dietës, por përkundrazi një aleate e shëndetit. Përveç shijes së saj unike, ajo sjell një sërë përfitimesh për trupin dhe mendjen, duke ndikuar pozitivisht në qarkullimin e gjakut, shëndetin e zemrës, trurit dhe madje edhe lëkurës.
10 përfitime nga çokollata e zezë
- Ulon tensionin e gjakut falë flavonoidëve që përmban kakaoja.
- Rrit humorin – 42 gramë çokollatë në ditë mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore.
- Mbron mëlçinë duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në këtë organ.
- Nxit kolesterolin e mirë (HDL) falë polifenoleve.
- Forcon zemrën duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.
- Përfitime për trurin – një studim norvegjez tregoi se ndikon pozitivisht në funksionet njohëse.
- Ndihmon në ruajtjen e peshës – ata që konsumojnë çokollatë disa herë në javë janë më elegantë.
- Shembulli i Zvicrës – vendi me konsum më të lartë të çokollatës dhe një numër të madh çmimesh Nobel.
- Përmirëson venat e gjakut – 70 gramë në ditë kanë efekt pozitiv në elasticitetin e tyre.
- Mbron lëkurën nga dielli falë antioksidantëve që reduktojnë dëmtimet nga rrezatimi UV.
Flaka















