Kërpudhat, superushqimi që forcon imunitetin dhe mbron trurin
Kërpudhat, të cilat përbëjnë një nga ushqimet më të pasura me vlera ushqyese, po konsiderohen gjithnjë e më shumë si një “superushqim” për shëndetin. Edhe pse ekzistojnë rreth 1600 lloje, vetëm rreth 100 prej tyre janë të ngrënshme – dhe pikërisht këto ofrojnë përfitime të jashtëzakonshme për trupin dhe mendjen.
Përfitimet kryesore të konsumimit të kërpudhave
- Anti-inflamatore natyrale – komponime si beta-glukani ndihmojnë në uljen e inflamacionit kronik, duke mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare, autoimune dhe neurodegjenerative.
- Parandalojnë diabetin – kanë indeks të ulët glicemik dhe ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të glukozës në gjak. Janë gjithashtu burim i vitaminës D, e lidhur me uljen e rezistencës ndaj insulinës.
- Aleat në humbjen e peshës – të pasura me fibra dhe ujë, japin ndjesi ngopjeje dhe përmirësojnë mikrobiomën e zorrëve.
- Mbrojnë zemrën dhe presionin e gjakut – substancat bioaktive relaksojnë enët e gjakut, ndërsa vitamina D ul rrezikun e hipertensionit.
- Luftojnë depresionin – përmbajnë vitaminë B12 dhe aminoacidin ergothioneinë, që mbron qelizat nga stresi oksidativ.
- Mbrojnë trurin nga plakja – konsumimi i rregullt lidhet me uljen e rrezikut të rënies njohëse tek të moshuarit.
- Forcojnë imunitetin – veprojnë si prebiotikë, duke ushqyer bakteret e mira të zorrëve dhe duke ndihmuar në mbrojtjen kundër infeksioneve.
Si t’i konsumoni në mënyrë të sigurt?
- Blini gjithmonë nga dyqane të sigurta – mbledhja e kërpudhave të egra është e rrezikshme për shkak të mundësisë së ngatërrimit me lloje helmuese.
- Metodat më të mira të gatimit – pjekja në skarë ose në mikrovalë, pasi ruajnë më shumë antioksidantë dhe lëndë ushqyese.
Flaka














