A do të vijë Stevo Pendarovski në krye të LSDM-së?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Nëntor, 2025 21:45

A do të vijë Stevo Pendarovski në krye të LSDM-së?

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në të cilat LSDM-ja fitoi vetëm gjashtë komuna, kjo shkaktoi turbulenca në parti ku kishte edhe dorëheqje. Pas dorëheqjes së nënkryetares Ana Çupevska, sot edhe kandidati për kryetar të Gjorçe Petrovit nga LSDM-ja dhe kryetar i organizatës komunale të partisë, Kostadin Acevski, paraqiti dorëheqje të parevokueshme.

“Edhe pse kam bërë të gjitha përpjekjet e mia, pa llogaritje, rezultati është prapë i keq. Po paraqes dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të organizatës komunale. Besoj se është e drejtë dhe e nevojshme që lideri Filipçe dhe e gjithë udhëheqja e LSDM-së të japin dorëheqje. Jo vetëm për shkak të rezultateve të dobëta, por edhe për shkak të mënyrës se si LSDM ka vepruar në periudhën e kaluar”, tha Kostadin Acevski – kandidati për kryetar komune në Gjorçe Petrov nga LSDM dhe kryetar i organizatës komunale të partisë.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, dje njoftoi analizë të plotë dhe ndryshime në udhëheqje. Në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë, ku do të miratohen vendimet e reja kadrovike.

“Këto zgjedhje janë tregues i qartë për LSDM-në, sigurisht tregues i qartë për mua si kryetar i partisë, është e qartë se çfarë ndryshime duhet bërë, si në aspektin politik ashtu edhe në atë personal. Siç e kam njoftuar tashmë, ndryshimet do të pasojnë në ditët në vijim. Do të mbahen seanca të Këshilli Ekzekutiv dhe atij Qendror, në të cilat do t’i shpall ato ndryshime”, shtoi Venko Filipçe– kryetar i LSDM-së.

Kryetari i LSDM-së tha se nuk jep dorëheqje dhe se partia mbetet në proces konsolidimi pas humbjeve zgjedhore. Ai theksoi se rezultatet janë sinjal për mësime dhe ndryshime kurse lufta kundër qeverisë aktuale vazhdon. Filipçe theksoi se sipas rezultateve zgjedhore të listave të këshilltarëve dhe numrit të votave, LSDM ishte partia e dytë në vend dhe e para në bllokun opozitar.

Ndërkohë që shtohen zëra brenda kësaj partie, që lidershipi i kësaj partie duhet të dorëhiqet dhe në krye të Socialdemokratëve të vijnë ish presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Nëntor, 2025 21:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.