Bananja në mëngjes – frut i shëndetshëm, por jo të konsumohet gjithmonë me stomak bosh
Bananja është një nga frutat më të shëndetshme dhe më praktike për t’u konsumuar në mëngjes, por ekspertët theksojnë se mënyra dhe koha e konsumimit kanë rëndësi të madhe. Ajo është e pasur me kalium, magnez, fibër dhe vitaminë B6, por nuk rekomandohet gjithmonë me stomak bosh.
Vlerat ushqyese të bananes
- Rregullon tensionin e gjakut dhe mbron zemrën.
- Lufton depresionin, konstipacionin, urthin dhe ulçerën.
- Përmban hekur, duke ndihmuar në prodhimin e hemoglobinës.
- E pasur me kalium dhe magnez, që japin energji dhe forcojnë muskujt.
- Fibra ndihmojnë tretjen dhe balancojnë sistemin digjestiv.
Kur duhet ngrënë banania?
- Jo me stomak bosh: për shkak të nivelit të lartë të sheqerit, energjia që jep është afatshkurtër dhe mund të shkaktojë lodhje më pas.
- Aciditeti i saj mund të shkaktojë shqetësime në stomak dhe zorrë.
- Magnezi i lartë mund të prishë ekuilibrin mes kalciumit dhe magnezit në gjak, duke ndikuar në sistemin kardiovaskular.
- Më e mira është të konsumohet pas një vakti të lehtë ose e kombinuar me ushqime të tjera.
Si ta konsumoni në mëngjes
- Me tërshërë dhe qumësht.
- E kombinuar me kos, fruta pylli dhe drithëra.
- Në smoothie me fruta të tjera dhe fara chia.
Flaka















