Kurat natyrale që ngadalësojnë plakjen – çfarë thonë ekspertët
Plakja është një proces natyral, por mënyra se si ushqehemi dhe kujdesemi për trupin tonë mund ta ngadalësojë ndjeshëm. Ekspertët theksojnë se natyra ofron kurat më të mira kundër plakjes – nga uji e probiotikët, deri te çaji jeshil, çokollata e zezë dhe boronicat.
Kurat natyrale kundër plakjes
- Uji – Hidratimi i mirë përmirëson tretjen, furnizon qelizat me ushqyes dhe mban lëkurën rinore.
- Probiotikët – Luftojnë stresin oksidues, mbrojnë lëkurën nga dielli dhe forcojnë flokët. Burime: kosi, turshitë, buka integrale, ushqimet e fermentuara.
- Vitamina D – E domosdoshme për shëndetin e zemrës, kockave, muskujve dhe kujtesës. Burime: dielli, vaji i peshkut, bulmeti i pasuruar, drithërat.
- Omega-3 – Acidet yndyrore që gjenden te peshku, arrat, farat e linit. Zbusin inflamacionin, përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe syve.
- Çaji jeshil – I pasur me antioksidantë, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së parakohshme. Rekomandohen 1–2 filxhanë në ditë.
- Çokollata e zezë – Mbron elasticitetin e lëkurës, lufton rrudhat dhe forcon trurin falë antioksidantëve.
- Boronicat – Përmirësojnë kujtesën, balancojnë nivelet e glukozës dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me mbi 30% tek gratë.
Flaka














