Një mollë në mëngjes – sekreti për tretje të shëndetshme dhe imunitet të fortë
Një mollë në mëngjes është më shumë se një zakon i shëndetshëm – është një mënyrë për të përmirësuar tretjen, për të forcuar imunitetin dhe për të larguar toksinat nga organizmi. Ekspertët theksojnë se ky frut duhet konsumuar sidomos në orët e para të ditës, ndërsa në mbrëmje mund të shkaktojë shqetësime.
Pse duhet ngrënë një mollë në mëngjes?
- E pasur me fibra dhe pektinë – substancë që gjendet kryesisht në lëkurën e mollës dhe ndihmon në lëvizjen e rregullt të zorrëve.
- Stimulon tretjen – veçanërisht tek ata që vuajnë nga zakone të gabuara të gjumit apo të ngrënit vonë.
- Mbron florën e zorrëve – pektina ndihmon bakteret e mira të rriten dhe forcon shëndetin e traktit tretës.
- Detoksifikon trupin – ndihmon në eliminimin e toksinave dhe substancave kancerogjene.
- Forcon imunitetin – falë vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve që luftojnë radikalet e lira.
Pse nuk rekomandohet në darkë?
- Konsumimi i mollëve në mbrëmje mund të ngarkojë tretjen.
- Shkakton prodhim gazi dhe fryrje, duke krijuar parehati gjatë natës.
- Për këtë arsye, nutricionistët sugjerojnë që mollët të konsumohen në mëngjes ose gjatë ditës, jo para gjumit.
Flaka














