Ushqimet e përpunuara, burimi kryesor i kripës së tepërt
Ekspertët paralajmërojnë: Konsumi i tepërt i kripës është një “vrasës i heshtur”, por me disa ndryshime të vogla në kuzhinë mund të ruani shëndetin e zemrës dhe të ulni rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Pse duhet të ulim kripën?
- 75% e kripës që konsumojmë vjen nga ushqimet e përpunuara dhe vaktet jashtë shtëpisë.
- NHS rekomandon jo më shumë se 6 gramë kripë në ditë (rreth një lugë çaji).
- Mesatarisht, të rriturit konsumojnë 8.4 gramë në ditë, mbi 40% më shumë se kufiri i lejuar.
- Teprica e kripës rrit tensionin e gjakut dhe rrezikun për goditje në tru, infarkt, osteoporozë dhe kancer në stomak.
5 mënyra praktike për të ulur kripën pa humbur shijen
- Zëvendësoni kripën me erëza dhe barishte
- Përdorni hudhër, kurkumë, qimnon, kanellë, domate, kërpudha dhe ushqime të fermentuara për shije më të pasura.
- Kripa me pak natrium është një alternativë më e shëndetshme.
- Kujdes me drithërat dhe ushqimet e përpunuara
- Lexoni etiketat dhe zgjidhni produkte me më pak natrium.
- Preferoni drithëra integrale si tërshëra, muesli apo “bran flakes”.
- Mos u mashtroni nga produktet bimore të gatshme
- Shumë zëvendësues vegane të mishit kanë sasi të larta kripe.
- Zgjidhni ushqime natyrale: fasule, thjerrëza, drithëra dhe perime.
- Rrisni nivelin e kaliumit
- Konsumoni më shumë fruta dhe perime (banane, spinaq, patate, kajsi të thata, domate).
- Kaliumi ndihmon trupin të eliminojë natriumin e tepërt.
- Kontrolloni salcat dhe erëzat e gatshme
- Ketchup, soya, kubat e lëngut dhe salcat e sallatës shpesh përmbajnë shumë kripë.
- Zëvendësoni me limon, uthull balsamike, tahini ose salca me bazë kosi.
Flaka














