Kafeja e mëngjesit: Kujdes me sheqerin, ja sa duhet të shtoni
Kafeja e mëngjesit është pjesë e pandashme e ditës për shumicën e njerëzve, por nutricionistët paralajmërojnë: kujdes me sheqerin! Sipas ekspertëve, një filxhan ekspres nuk duhet të ketë më shumë se 3.1 gramë sheqer, ndërsa një kapuçino jo më shumë se 7 gramë. OBSH rekomandon që sasia ditore e sheqerit të mos kalojë 25 gramë, pra rreth 6 lugë çaji.
Kafeja dhe sheqeri – çfarë thonë studimet
- Ekspres 30 ml: maksimumi 3.1 gramë sheqer (më pak se një lugë çaji).
- Kafe turke: e njëjta logjikë si ekspresi, nuk duhet të tejkalohet një lugë e vogël.
- Kapuçino 110 ml (25 ml kafe + 85 ml qumësht): maksimumi 7 gramë sheqer (rreth një lugë e gjysmë çaji).
- OBSH: rekomandon 25 gramë sheqer në ditë, pra 6 lugë çaji, duke përfshirë të gjitha ushqimet dhe pijet.
Pse duhet kujdes?
- Një lugë e plotë çaji sheqer në ekspres mund të ketë më shumë sheqer sesa një gotë Coca-Cola.
- Konsumimi i tepërt i sheqerit lidhet me diabetin, obezitetin dhe sëmundjet e zemrës.
- Kafeja pa sheqer ose me pak ëmbëlsues është më e shëndetshme dhe ruan energjinë pa rritur nivelin e glukozës.
Flaka














