Vitamina B5 – çelësi i energjisë dhe imunitetit të fortë
Vitamina B5, e njohur si Acidi Pantotenik, është një nga vitaminat më të rëndësishme për organizmin, duke ndikuar në forcimin e imunitetit, shëndetin e zemrës, gjallërinë fizike dhe mendore, si dhe kujdesin për lëkurën dhe flokët. Mungesa e saj mund të shkaktojë lodhje, anemi, pagjumësi dhe çrregullime të lëkurës.
Vlerat kryesore të Vitaminës B5
- Stimulon hormonet: Ndihmon në formimin e yndyrave, proteinave, karbohidrateve dhe aminoacideve, duke mbështetur funksionimin e veshkave.
- Largon stresin: Rregullon hormonet që lidhen me ankthin dhe depresionin, duke ndihmuar në balancimin mendor.
- Shëndeti i zemrës: Kontrollon nivelin e kolesterolit dhe tensionin e gjakut, duke mbrojtur funksionet kardiovaskulare.
- Gjallëria fizike dhe mendore: Zvogëlon lodhjen dhe rrit efikasitetin e trupit në aktivitetet e përditshme.
- Kujdesi për lëkurën dhe flokët: Parandalon shenjat e plakjes së parakohshme dhe ndihmon në ruajtjen e pigmentimit të flokëve.
- Vitamina që tretet në ujë: Nuk grumbullohet në organizëm dhe nuk shoqërohet me toksicitet, duke qenë e sigurt për të gjitha grupmoshat.
- Sistem i fortë imunitar: Rrit numrin e qelizave të bardha dhe mbron trupin nga infeksionet.
- Rrit nivelet e hemoglobinës: Ndihmon mëlçinë në metabolizimin e substancave toksike dhe përmirëson qarkullimin e oksigjenit në trup.
Burimet ushqimore të Vitaminës B5
- Kërpudhat
- Brokoli dhe lakra
- Bishtajoret
- Salmoni dhe peshqit e tjerë
- Vezët dhe produktet e qumështit
- Arrorët dhe kikirikët
- Majaja dhe drithërat
Flaka














