Ekspertët paralajmërojnë: Jo çdo ushqim është i përshtatshëm për mëngjes
Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës, por zgjedhja e ushqimeve të gabuara mund të ndikojë negativisht në energjinë dhe përqendrimin tuaj. Nutricionistët theksojnë se disa produkte, edhe pse të shëndetshme në raste të tjera, nuk janë të përshtatshme për t’u konsumuar në mëngjes.
- Bananet: Të pasura me magnez që relakson muskujt, por mund të shkaktojnë përgjumje në mëngjes.
- Buka e bardhë: Karbohidratet treten shpejt dhe nuk ofrojnë energji afatgjatë; alternativa më e mirë është buka me kokërr.
- Mishi i kuq: Yndyrnat e vështira për t’u tretur e lodhin trupin dhe marrin shumë energji.
- Qershitë: Të pasura me melatoninë, hormon që rregullon gjumin, duke ju bërë më të përgjumur.
- Ëmbëlsirat: Sheqeri i lartë stimulon triptofanin, aminoacidet që nxisin gjumin.
- Kafeja: Jep energji të përkohshme, por kur efekti mbaron, trupi ndjehet i lodhur.
Ekspertët sugjerojnë që mëngjesi të përmbajë proteina të lehta, fibra dhe karbohidrate komplekse, të cilat japin energji të qëndrueshme gjatë ditës. Zgjedhja e duhur e ushqimeve në mëngjes është çelësi për një ditë produktive dhe aktive.
Flaka














