Ylli i ri i Levantes, Etta Eyong, ka reaguar për zërat që e lidhin me gjigantët spanjollë Real Madrid dhe Barcelona. Në një prononcim për mediat, sulmuesi kamerunas u shpreh se ndihet i nderuar nga ky interes, duke e parë si shpërblim për punën e tij të palodhur.
“Jam shumë i nderuar. Do të thotë shumë për mua sepse tregon se puna ime po shpaguhet. Por unë duhet të vazhdoj rrugëtimin tim me Levanten dhe të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen,” tha Eyong.
Ai shtoi se tashmë ka realizuar një nga ëndrrat e tij më të mëdha, atë të luajë në La Liga, ndërsa synimi i radhës është që një ditë të luajë në Premier League. Eyong ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të sezonit, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Levanten.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
9 Nëntor, 2025 21:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.