Një shëtitje e shkurtër pas darkës mund të ulë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë tretjen
Në fund të një dite të gjatë, shumë njerëz zgjedhin të pushojnë para ekranit ose të konsumojnë ushqime të preferuara. Por, sipas një studimi të fundit, një shëtitje e shkurtër pas darkës mund të sjellë përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin.
Profesoresha e stërvitjes Loretta Di Pietro thekson se italianët kanë pasur këtë zakon për shekuj me radhë, duke ecur pas vakteve për të ndihmuar tretjen. Studimi i saj zbuloi se të moshuarit në rrezik për diabetin e tipit 2, që ecnin për vetëm 15 minuta pas një vakti, kishin nivele më të ulëta të sheqerit në gjak në orët e ardhshme.
Madje, rezultatet treguan se këto shëtitje të shkurtra pas darkës ishin më efektive sesa një shëtitje më e gjatë prej 45 minutash në mëngjes ose pasdite. Arsyeja lidhet me mënyrën se si sistemi tretës konverton ushqimin në glukozë, e cila përmbyt gjakun pas vakteve. Për njerëzit me diabet ose me probleme të insulinës, kjo glukozë mund të mbetet në gjak, duke rritur rrezikun për sëmundje të zemrës, veshkave dhe komplikime të tjera shëndetësore.
Ekspertët sugjerojnë që një shëtitje e lehtë pas darkës të bëhet pjesë e rutinës së përditshme, si një mënyrë e thjeshtë dhe pa kosto për të përmirësuar shëndetin metabolik dhe për të mbajtur trupin aktiv.
Flaka


















