Shkup: Arrestohet shtetasi turk që goditi kontejnerë dhe makinë në Aerodrom

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Nëntor, 2025 22:20

Shkup: Arrestohet shtetasi turk që goditi kontejnerë dhe makinë në Aerodrom

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 8 nëntorit në lagjen Aerodrom të Shkupit, ku një shtetas turk 22-vjeçar, me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni, ka shkaktuar dëme materiale duke goditur disa kontejnerë dhe një automjet tjetër.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 22:50, në rrugën “Mateja Matevski”, i riu me inicialet M.A.A. po drejtonte një BMW 5 me targa të Shkupit, kur humbi kontrollin dhe përplasi një makinë Alfa Romeo me targa të Demir Kapisë. Pas aksidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap menjëherë nga shërbimet policore.

Testet e kryera zbuluan se shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit, me 0,97 promilë në gjak. Kundër tij është ngritur kallëzim për kundërvajtje sipas nenit 33 (shpejtësi e palejuar), nenit 215 (braktisje e vendit të ngjarjes) dhe nenit 228 (drejtim i automjetit nën ndikimin e alkoolit) të Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor. Ai është dërguar para gjyqtarit për kundërvajtje.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Nëntor, 2025 22:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.