Vetëvendosja humbi në shumicën e komuna, ndër të cilat në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Kaçanik, Viti e Rahovec

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Nëntor, 2025 22:21

Vetëvendosja humbi në shumicën e komuna,  ndër të cilat në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Kaçanik, Viti e Rahovec

Në Prishtinë, gara më e ndjekur këtyre zgjedhjeve përfundoi me fitore të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës , Përparim Rama, i cili siguroi 51.54 për qind të votave (46,333 vota), duke mposhtur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, që mori 48.46 për qind (43,572 vota).

Rama arriti ta mbajë Prishtinën pas një beteje të gjatë elektorale që nisi me një fitore me diferencë minimale në raundin e parë ndaj Çekut dhe u vulos në balotazh me një diferencë të ngushtë prej afro 3 për qind.

Në Prizren, Shaqir Totaj nga Partia Demokratike arriti të mbajë pushtetin me 53.86% të votave (25,326 vota), përballë Artan Abrashit të Lëvizjes Vetëvendosje, që mori 46.14% (21,699 vota).

Totaj arriti të sigurojë një mandat të dytë, duke ruajtur pushtetin e PDK-së në këtë qytet të madh.

Në Mitrovicën e Jugut, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, doli fitues me 53.53 për qind të votave (17,542 vota), duke mposhtur kandidatin e PDK-së, Arian Tahiri, i cili mori 46.47 për qind (15,228 vota).

Partia Demokratike udhëheqi këtë komune me Bedri Hamzën e cili kishte mposhtur kandidatin e atëhershëm të VV-së, Agim Bahtiri.

Në Gjakovë, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka arritur ta ruajë pushtetin lokal me një fitore të bindshme ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ardian Gola.

Gjini siguroi 56.03% të votave (17,024 vota), ndërsa Gola mori 43.97% (13,362 vota).

Në Rahovec, një bastion i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajil Latifi ka siguruar fitore kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Dula.

Latifi mori 53.59% të votave (8,769 vota), ndërsa Dula arriti 46.41% (7,593 vota).

Kandidati i PDK-së, Sabedin Vishi, ish-nënrkyetari i komunës shënoi fitore solide me 51.86 për qind (7,548 vota), duke mundur Jeton Rakën e Vetëvendosjes me 48.14 për qind (7,006 vota). Komuna e Kaçanikut vazhdon të mbetet bastion i Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale.

Në Obiliq, Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje fitoi me 51.09 për qind (6,441 vota), përballë Xhafer Gashit të LDK-së që mori 48.91 për qind (6,167 vota).

Diferenca prej më pak se 300 votash e bën këtë njërën prej garave më të ngushta të këtij cikli zgjedhor.

Pas rezultatit, në një paraqitje para mbështetësve të tij, Gashi dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK.

Në komunën e Vitit, Sokol Haliti nga LDK siguroi edhe një mandat tjetër me 50.60 për qind të votave (8,352 vota), përballë kandidatit të VV-së, Arsim Ademi, që mori 49.40 për qind (8,155 vota).

Vetëm 197 vota ndanë dy kandidatët, duke e bërë Vitinë shembullin klasik të garave që mund të ndryshonin me çdo kuti votimi.

Megjithatë, kujtojmë se në këtë komunë mbetet për t’u parë rezultati përfundimtar pasi numërimit edhe votave të diasporës.

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Nëntor, 2025 22:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.