Halil Snopçe: ASH historikisht ka vepruar nga opozita.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Nëntor, 2025 11:12

Halil Snopçe: ASH historikisht ka vepruar nga opozita.

Deputeti Halil Snopçe nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, pjesë e krahut të Arben Taravarit, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se partia historikisht ka vepruar nga opozita.

“Aleanca për Shqiptarët historikisht në pjesën e saj më të madhe politike ka qenë parti që ka vepruar nga opozita. Historikisht kemi qenë kritikuesja më e madhe e pushteteve të kaluara dhe strumbullari i opozitarizmit shqiptar. Këtë nuk mund ta mohojë askush”, tha Snopçe.

Ai theksoi rëndësinë e rolit kritik të partisë në skenën politike shqiptare dhe pozicionin e saj si zë opozitar.

127
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Snopçe komentoi edhe situatën brenda BDI-së duke përdorur fjalët e Kim Mehmetit: “Një pjesë e BDI-së e udhëhequr me Izet Mexhitin fitoi pjesën tjetër të BDI-së.”

Sipas Snopçes, Izet Mexhiti nuk ka qenë kurrë opozitë brenda BDI-së. “Faktikisht ai një vit ka pretenduar të jetë opozitë, por nuk ka qenë asnjëherë e vërtetë. Për të gjitha akuzat që ia bën BDI-së, ka qenë partner dhe bashkëpunëtor i saj,” shtoi ai.

Deputeti gjithashtu theksoi se Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar të qëndrojë kritike ndaj veprimeve politike që i sheh të padrejta, duke ruajtur rolin e saj në skenën politike shqiptare.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Nëntor, 2025 11:12

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?