Memli Krasniqi jep dorëheqjen si kryetar i PDK-së, hapet rruga për konventë të re zgjedhore

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Nëntor, 2025 16:28

Memli Krasniqi jep dorëheqjen si kryetar i PDK-së, hapet rruga për konventë të re zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë.Vendimi u zyrtarizua pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ndërsa më pas Krasniqi doli në një konferencë për media për të konfirmuar largimin e tij.

Dorëheqja e Krasniqit i hap rrugën organizimit të një konvente të re zgjedhore, ku PDK-ja pritet të zgjedhë drejtuesin e ardhshëm.

164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Gjatë zgjedhjeve lokale, PDK-ja arriti të fitojë gjashtë komuna — Prizrenin, Ferizajn, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit — ndërsa humbi Drenasin dhe Mitrovicën.

Memli Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i PDK-së më 3 korrik 2021, me 469 vota pro dhe vetëm 7 kundër, në një garë ku ai ishte kandidati i vetëm. Ai mori drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Kadri Veselit në vitin 2020, kur këtij të fundit iu konfirmua aktakuza nga Dhomat e Specializuara.

Me dorëheqjen e sotme, PDK-ja hyn në një proces të ri zgjedhor për përcaktimin e lidershipit të saj.

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Nëntor, 2025 16:28

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?