Leo Messi shënon golin e parë në Afrikë, Argentina fiton ndaj Angolës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Nëntor, 2025 19:22

Leo Messi shënon golin e parë në Afrikë, Argentina fiton ndaj Angolës

Ylli argjentinas Lionel Messi ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij, duke shënuar golin e parë në kontinentin afrikan gjatë miqësores së zhvilluar në Luanda kundër Angolës. Përveç golit, Messi dha edhe një asist për Lautaro Martínez, i cili hapi serinë e golave në fitoren 2-0 të “La Albiceleste”.

Me këtë realizim, Messi e çon në 895 numrin e golave në karrierë, duke vazhduar të shkruajë historinë e futbollit botëror. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “11 November” në kuadër të festimeve për 50-vjetorin e pavarësisë së Angolës, ku Argentina ishte e ftuar speciale.

Messi, i cili tashmë është 38 vjeç, tregoi edhe një herë se mbetet vendimtar për Kombëtaren e tij, duke e bërë këtë miqësore një ngjarje të paharrueshme për tifozët afrikanë që e panë për herë të parë të shënonte në tokën e tyre.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Nëntor, 2025 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.